Gazeta prestigjioze amerikane The New York Times ka publikuar sot një artikull opinion të ministrit për Punë të Jashtme Enver Hoxhaj, i cili flet për zhvillimet e fundit në Kosovë në raport me Serbinë dhe rajonin.
Hoxhaj thotë se Rusia po e përdor Serbinë si vegël për ta rritur fuqinë e saj në rajon.
“Është e rëndësishme, pra, që të gjithë ta shohin Serbinë siç është në realitet, e jo siç pretendon të jetë. Është me rëndësi ta shohim përdorimin që po i bën Rusia Serbisë në skemën e saj të madhe për të rifituar fuqi. Provokimet e këtyre dy shteteve ndaj rajonit nuk mund të minimizohen e as të injorohen. Këto veprime përbëjnë rrezikun më serioz, jo vetëm ndaj rajonit, por edhe ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, ka shkruar Hoxhaj.
Në këtë artikull, Hoxhaj flet edhe për qasjen destruktive të Serbisë ndaj Kosovës dhe vendeve të tjera në Ballkan, idenë për tregun e përbashkët dhe tema të tjera aktuale. /Telegrafi/