Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar sot deklaratat e ministrit te Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka bërë deklarata për ndarjen e Kosovës, përsëri.
Hoxhaj, përmes një postimi në Twitter, tha se kur ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiq flet për ndarje, ai flet në emër të Rusisë.
Mesazhi i tij për ndarjen nuk i drejtohet vetëm Kosovës, thotë Hoxhaj, por edhe për Bosnjën dhe njëherit i shërben interest rus në Ballkan, në Ukrainë dhe kudo tjetër.
When Serbian FM Dacic speaks of partition, he also speaks on behalf of Russia. This message is not meant only for Kosovo, but for Bosnia as well, and at the same time serves Russian interest in Balkans, in Ukraine and elsewhere
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) April 7, 2018
Këto komente Hoxhaj i bëri pas deklarimeve të Daçiqit se “Kosova do ta pranonte ndarjen, por që ndërkombëtarët nuk po e lejojnë një gjë të tillë”.
Daçiq ka thënë për gazetën serbe “Blic” se fuqitë e mëdha nuk duan të diskutojnë propozimin për ndarjen e Kosovës, sepse ata mendojnë se çështja e Kosovës është përmbyllur në vitin 2008, duke u nisur nga fakti se e kanë njohur pavarësinë. /Telegrafi/