Site icon Telegrafi

Hoxhaj për ndalimin e Haradinajt: Serbia po provokon për të vepruar reciprokisht

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka thënë se veprimet e Serbisë janë lojëra te hapura për të tensionuar situatën raporton RTV Dukagjini.

Sipas tij, autoritetet e Kosovës janë në kontakte të vazhdueshme për të zgjidhur çështjen e ndalimit të Haradinajt.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Jashtme të Francës për rastin e ndalimit të kryetarit të AAK-së, z Ramush Haradinaj. Unë personalisht dhe me kolegët nga Qeveria po merremi me këtë situatë absurde prej ditës së djeshme dhe kam komunikuar tashmë edhe zyrtarisht se flet-arrestet e Serbisë janë të papranueshme. Kërkesat e Serbisë për arrestimin e shtetasve të Kosovës dhe ish-luftëtarët e UÇK-së është një thirrje e hapur për ta tensionuar situatën në Kosovë dhe Ballkan. Kërkesat serbe të motivuara politikisht për arrestimin e qytetarëve dhe lidershipit të Kosovës janë thirrje për të vepruar në mënyrë reciproke gjë që Kosova më së paku e dëshiron. Ambasadat tona në Francë dhe institucionet e Kosovës po bëjnë përpjekje maksimale për ta liruar z.Haradinaj dhe tashmë diplomatët tanë edhe e kanë takuar atë personalisht”, tha Hoxhaj. /Telegrafi/

Exit mobile version