Pas rrëzimit të qeverisë së Spanjës, përkatësisht kryeministrit Mariano Rajoy, udhëheqësi i Partisë Socialiste, Pedro Sanchez, do ta jetë kryeministri i ardhshëm i Spanjës.
Mocioni i mosbesimit për kryeministrin Rajoy kishte ardhur pasi partia e tij ishte akuzuar për një varg skandalesh korrupsioni.
Dhe pas ardhjes së kreut socialist, Pedro Sanchez në krye të qeverisë, përcjell Telegrafi, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Kosova.
Bëhet fjalë për zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se ky mund të konsiderohet si një lajm i mirë, pasi që Sanchez është person që ka kontribuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.
Në këtë drejtim, Hoxhaj ka thënë se me ardhjen e tij në krye të qeverisë spanjolle, Kosova pret rrugë të reja të bashkëpunimit me Spanjën.
“Urime për kryeministrin e ri të Spanjës, Pedro Sanchez. Është mirë të shohësh në krye të qeverisë (së Spanjës) dikë që ka kontribuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. I urojmë shumë fat dhe presim rrugë të reja të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Spanjës”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Ndryshe, Spanja është një nga vendet që deri më tani e kanë kundërshtuar pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/
Congratulations to the new Prime Minister of #Spain, @sanchezcastejon. Good to see the head of Government someone who has contributed to peace and stability in the Balkans. Best of luck as we look forward to new paths of cooperation b/w Kosovo and Spain ????
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) June 1, 2018