Telegrafi

Hoxhaj: PDK vazhdon të fitojë që nga 2007

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se PDK ka shënuar fitore bindëse në zgjedhjet e sotme dhe se Kadri Veseli është lideri më i votuar. Këto komente Hoxhaj i bëri në një intervistë për Klan Kosova.

Hoxhaj i ka përgëzuar qytetarët që sipas tij edhe njëherë kanë dhënë shembull për mbarëvajtje të zgjedhjeve në tërë Kosovën.

Hoxhaj ka theksuar se PDK si parti ka shënuar rritje në këto zgjedhje dhe se mbetet partia e parë në vend. Ai deklaroi se Kosova dhe qytetarët duhet t’i gëzohen fitores së PDK-së, pasi që ka shënuar fitore një koalicion perëndimor që do ta përmbyll shtetndërtimin e vendit dhe do ta çojë Kosovën përpara.

Sipas rezultateve nga Exit Poll PDK ka dalë e para në këto zgjedhje, duke marrë 40% të votave së bashku me partnerët.