Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se PDK do të jetë opozitë konstruktive në shërbim të interesave të qytetarëve të Kosovës.
Hoxhaj në një postim në rrjetin social Facebook pas takimit të mbrëmshëm në rrafshin e Dukagjinit shkruan se kanë biseduar për përgatitjet rreth zgjedhjeve lokale.
“Mbrëmë isha në Rrafshin e Dukagjinit, ku takova kryesitë e degëve të PDK-së në Pejë, Gjakovë dhe Deçan për të diskutuar për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit. Gjatë takimeve analizuam disa çështje lidhur me hapat që duhet të ndërmarrim si parti për t’u përgatitur për zgjedhjet lokale.
Po ashtu, shpreha mirënjohjen time për secilin anëtar, për angazhimin dhe lojalitetin e treguar ndaj partisë, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Partia Demokratike e Kosovës do të jetë opozitë konstruktive në shërbim të interesave të qytetarëve të Kosovës”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/