Site icon Telegrafi

Hoxhaj: PDK do ta kthejë Ministrinë e Diasporës

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një video adresimi për publikun ka thënë se ka një plan konkret për diasporën.

Në mesin e disa premtimeve, Hoxhaj ka thënë se do ta rikthejë Ministrinë e Diasporës, transmeton Telegrafi.

“Zotimi im si kryeministër dhe i PDK-së për diasporën është konkret. Kosova duhet ta bëjë diasporën pjesë të zhvillimit dhe shtetndërtimit. Në planin tonë konkret përfshihen tri vende në listën e PDK-së për deputetë, rikthimin e ministrisë së Diasporës, ulëse të rezervuara në Kuvendin e Kosovës dhe lirim nga pagesat e sigurimit kufitar. Bashkë do ta realizojmë këtë plan”, ka thënë ai.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt, ndërsa partitë politike kanë kohë 10 ditë që të bëjnë fushatë zgjedhore. /Telegrafi/

Exit mobile version