Telegrafi

Hoxhaj: PDK nuk e negocion postin e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se PDK nuk negocion postin e kryeministrit.

Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës e nuk e negocion postin e kryeministrit, duke thënë se e ka kryetarin e partisë i cili do të jetë kandidati për kryeministër.

“Nuk bëjmë asnjë milimetër kompromise për postin e kryeministrit. Ne do ta kemi kryetarin e partisë, i cili do të jetë kandidati për kryeministër”, ka thënë Hoxhaj, për T7.