Telegrafi

Hoxhaj: PDK-ja fituese e zgjedhjeve, kurdo që mbahen ato

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve në Konventën e tetë të punës të PDK-së ka thënë se në rast se Kosova do të shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare PDK do t’i fitonte bindshëm zgjedhjet.

Hoxhaj ka thënë se PDK ka ruajtur unitetin e saj dhe mbetet partia më e madhe politike në vend, me mbështetjen më të madhe elektorale.

“Ne vazhdojmë të mbesim partia më e madhe politike në vend, me shtrirje nacionale dhe me mbështetjen më të madhe elektorale. Ne e kemi ruajtur unitetin e partisë, dhe aktualisht jemi partia më e organizuar shqiptare në rajon. Ndoshta po e them para kohe që nëse ka zgjedhje të parakohshme, por të jeni të bindur se do të fitojmë bindshëm kurdo që mbahen ato”, ka deklaruar Hoxhaj, raporton “Zeri.info”.