Site icon Telegrafi

Hoxhaj: PDK e përkushtuar për zgjedhje të lira dhe demokratike

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim përfaqësuesen e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, Daniela Diaconu.

Në njoftimin përmes faqes së tij në Facebook, Hoxhaj i ka shprehur përkushtimin e PDK-së, për zgjedhje të lira dhe të drejta lokale.

“Kam pritur sot përfaqësuesen e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet lokale, Daniela DIACONU, të cilës i shpreha përkushtimin e Partisë Demokratike për zgjedhje demokratike dhe të lira, më 22 tetor”, shkruan Hoxhaj.

Rikujtojmë që në këto zgjedhje lokale, PDK i ka hyrë garës kryesisht me kandidatë të rinj të cilët nuk kanë qenë më parë pjesë e politikës apo ndonjë partie.

Exit mobile version