Enver Hoxhaj konteston sondazhin e publikuar nga instituti slloven IFIMES.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka folur edhe për situatën aktuale politike dhe sondazhet që po qarkullojnë.
Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë sondazhi nga instituti slleven që e rendit LDK-në si parti e parë është i pabesueshëm.
“E di kush janë ai institut, prandaj nuk u besoj sondazheve të tyre. Sipas matjeve tona ne jemi partia e parë me një dallim jo të madh nga partia e dytë”.
Nënkryetari i PDK-së ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve 2017 nuk pasqyrojnë realitetin e PDK-së, dhe se subjekti i tyre është dëmtuar nga koalicioni PAN.
“Koalicion PAN nuk i ka artikuluar pritjet e elektoratit të PDK-së. PDK është parti e cila është mësuar me faktin se i pari i partisë garon për kryeministër të Kosovës. Ne nuk kemi mundur të mobilizojmë elektoratin që të del dhe t’i marrim votat si në vitin 2014”.
Hoxhaj ka thënë se Veseli si kandidat i PDK-së për kryeministër, kurdo që të mbahen zgjedhjet do të mobilizon elektoratin e PDK-së.
“Sot z.Veseli si kandidati ynë për kryeministër nëse del në zgjedhje e mobilizon po atë elektorat që e kemi pasur, pasi kjo është kultura jonë politike”.
“Në të ardhmen, PDK duhet të hyjë në parime të pa negociueshme, ose e merr qeverinë ose shkon në opozitë. Improvizimet nga viti 2014, nuk mund të vazhdojnë më”.
“Jemi parti e madhe, por është normale që partia e madhe të shkojë në opozitë. Shkon në opozitë dhe qëndron tri, pesë apo dhjetë vite, është krejt normale” deklaroi më tej Enver Hoxhaj./Telegrafi/