Site icon Telegrafi

Hoxhaj pas votimit: Vota e sovranit të lexohet drejt

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, si dhe zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj sapo ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik.

Pas daljes nga vendvotimi, Hoxhaj bëri thirrje për dalje sa më të madhe në zgjedhje. Ai po ashtu, ka thënë se pret që këto zgjedhje të japin shembull për mbarëvajtjen e tyre.

Hoxhaj ka deklaruar se është e rëndësishme që vota e qytetarëve sot, të lexohet drejtë edhe jashtë kutive të votimit.

Exit mobile version