Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka bërë thirrje për konsensus dhe koordinim të plotë shtetëror pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan platformën e Delegacionit Shtetëror për dialog me Serbinë.
Hoxhaj tha se konsensusi dhe koordinimi i brendshëm janë elemente jetike që Kosova të ketë pozicion të fortë në tavolinën e negociatave.
Ai shtoi se viti 2019 është momentum i mirë për arritjen e një marrëveshjeje historike që do të përfundojë me njohje e anëtarësim në OKB.
“Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan platformën e Delegacionit Shtetëror për dialogun me Serbinë. Një hap i rëndësishëm drejt vazhdimit të dialogut, i cili do të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.
Është jetike që të kemi konsensus të brendshëm dhe koordinim të plotë në mënyrë që pozicioni i Kosovës në tavolinën e negociatave të jetë sa më i fortë. Viti 2019 paraqet një momentum të mirë për arritjen e një marrëveshjeje historike që do të na mundoësojë ta përmbyllim shtet ndërtimin, me njohje e ulëse në OKB, dhe të fokusohemi në zhvillimin ekonomik të vendit tone”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, transmeton Telegrafi.