Telegrafi

Hoxhaj paralajmëron qytetarët që po ikin nga Kosova: Në Evropë duhet punuar shumë, nuk ka paga ashtu siç i prisni

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar qytetarët e Kosovës që po largohen nga vendi duke thënë se në Evropë nuk ka paga të cilat i presin qytetarët.

Hoxhaj, në një intervistë për RTK, ka deklaruar se ata që e lëshojnë Kosovën,  një vend me shkallë të papunësisë mbi 30 për qind, për një shtet në Evropë, duhet ta kenë parasysh që duhet të punojnë shumë.

“Në Evropë duhet ta kenë parasysh edhe ata që shkojnë se duhet të punojnë shumë. Pagat nuk janë ato të cilat qytetarët i presin dhe shpenzimet e tjera po ashtu janë të larta”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij edhe ata që kanë karrierë tentojnë të ikin jashtë vendit për një jetë më të mirë.

“Shpeshherë edhe ata të cilat kanë një pagë e karrierë tentojnë të ikin jashtë vendit për të bërë një jetë më të mirë”, ka deklaruar Hoxhaj./Telegrafi/