Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në një prononcim për media pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së tha se koalicioni PAN ka të vetmin kandidat për kryetar të Kuvendit, Kadri Veseli.
Në këtë takim të Kryesisë së PDK-së është diskutuar për situatën politike në vend si dhe për zgjedhjet lokale.
Hoxhaj ka thënë se PDK qëndron pas propozimit të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli që ai të tërhiqet nga kandidatura për kryeparlamentar, me kusht që të votohet Qeveria Haradinaj.
Zëvendëskryetari i PDK-së ka thënë se të mërkurën do të marrin pjesë në takimin me përfaqësuesit e partive politike për të gjetur një zgjidhje.
“Nesër në takim me subjektet politike do të bisedojmë për të arritur konsensus për seancën… Koalicionit PDK-AAK-Nisma i takon propozimi për kryetar të Kuvendit dhe ne e kemi kandidatin e që është kryetari Kadri Veseli”, ka thënë Hoxhaj.