Telegrafi

Hoxhaj, opozitës: Miratojeni Fondin për Ballkanin Perëndimor, ne do të votojmë deklaratën për mosnjohje të fusnotës

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj iu premtoi deputetëve të opozitës se deputetët e PDK-së do ta votojnë deklaratën në Kuvend që Kosova nuk e njeh fusnotën , nëse deputetët e opozitës do ta votojnë Projektmarrëveshjen për Fondin e Ballkanit Perëndimor.

“Votoni marrëveshjen, do të bëhet deklarata”, tha Hoxhaj.

Ai premtoi se deputetët e PDK-së do të votojnë pro deklaratës për largimin e fusnotës për çështjet e brendshme, nëse deputetët e opozitës do të votojnë për Fondin e Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi