Telegrafi

Hoxhaj: Opozita sot i tha jo liberalizimit të vizave

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se sot opozita kosovare i ka thënë jo liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në një postim në Facebook pas takimit Grupin Punues nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave (COWEB), Hoxhaj tha se sjellja e përfaqësuesve të opozitës ka qenë për keqardhje.

Ai tha se megjithëse agjendat dashakeqe të një pjese të politikës në Kosovë, lajmi i mirë për vizat do të vijë shumë shpejtë.

“Opozita sot hapur ka dal kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Është për keqardhje sjellja e përfaqësuesve të disa partive opozitare në takimin me diplomatët e shteteve anëtare (COWEB) që po e vizitojnë Kosovën për herë të parë.

Liberalizimi i vizave nënkupton liri udhëtimi për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe për anëtarët e opozitës. Lajmi i mirë nuk do të vonoj megjithë agjendat dashakeqëse të një pjese të politikës në Kosovë”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/