Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka theksuar koalicioni PDK – AAK dhe Nisma (PAN), i ka numrat për formimin e Qeverisë.
Ai këtë deklaratë e ka bërë pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, duke thënë se “po presim thirrjen e seancës konstituive e cila nuk e di se a do te mbahet këtë javë apo tjetrën”.
“Por ajo çfarë dua të them është se ne në seancë shkojmë me numra për krijimin e qeverisë”, ka theksuar Hoxhaj.
Sipas tij, nuk dihet a do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit këtë javë apo javën tjetër./Telegrafi/