Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Nuk marrim pjesë në seancë  

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në takimin konsultativ me partitë politike tha se duan t’i formojnë sa më shpejt institucionet e vendit, por sipas tij, për ta ka shumë rëndësia edhe cilësia dhe jo vetëm formimi i institucioneve.

Ai tha se nuk është mirë që kryesuesi Adem Mikullovci të merr vendime të njëanshme, sikur ka bërë me caktimin e seancës për të enjten.

Hoxhaj tha se kandidati i vetëm i tyre për kryeparlamentar është Kadri Veseli dhe siç tha ai zgjedhja e tij është e pandalshme, sikur që është zgjedhja edhe e Ramush Haradinaj kryeministër, raporton Telegrafi.

Nënkryetari i PDK tha se kjo parti nuk do të marrë pjesë në seancën e së enjtes (10 gushtit) derisa siç tha ai nuk respektohet vullneti i qytetarëve.

Hoxha tha se duhet koordinim politik e jo hapa të nxituara që nuk i shërbejnë stabilitetit politik.

Ai tha se si PDK e dinë rolin e kryesuesit dhe do ta respektojnë këtë pozitë, por jo veprimet e tij. /Telegrafi/

 

Exit mobile version