Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Nuk jam në garë më Kuçin

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se asnjëherë nuk kanë pasur garë me Hajredin Kuçin për pozitën e zëvendëskryetarit të partisë, të cilën deri para pak kohësh e kishte kryetari i sapozgjedhur i këtij subjekti, Kadri Veseli.

Në një intervistë për RTK-në, Hoxhaj tha se PDK nuk ka nevojë fare për zëvendëskryetar pasi “nënkryetarët e kryejnë punën e tyre”. Ai pohoi se brenda partisë akoma nuk kanë diskutuar lidhur me këtë pozitë, përderisa bëri të ditur se së shpejti brenda partisë do të mbajnë Konventën e punës, në të cilën do të diskutohet për dokumentet relevante të kësaj partie.

I pyetur se përse Veseli nuk kishte kundërkandidat në garën për të parin e PDK-së, Hoxhaj tha se ajo është çështje individuale e secilit dhe se gara ka qenë e hapur për të gjithë anëtarët e PDK-së.

Sipas Hoxhajt, përderisa ish-kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, kishte qëllim shtetndërtimin, me Veselin misioni i PDK-së do të jetë zhvillimi i vendit dhe krijimi i vendeve të punës.

Exit mobile version