Telegrafi

Hoxhaj: Njohja e Kosovës nga Iraku, kontribut për stabilitetin në rajon

Hoxhaj, pasi njoftoi homologun irakian me progresin e Kosovës në forcimin e shtetësisë, kërkoi që Iraku t’i bashkohet shumicës së shteteve anëtare të OKB-së duke njohur pavarësinë e Kosovës.

Nga ana tjetër, Zebari ka shprehur përkrahjen e shtetit të tij për Kosovën e pavarur, duke vlerësuar lart progresin e arritur në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.

“Ne i kemi përcjell zhvillimet brenda Kosovës me vëmendje të madhe. E dimë që shumica e vendeve islame dhe arabe e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se ju po bëni një progres të madh në procesin e njohjeve”, ka theksuar Zebari.

Hoxhaj tha se përmes njohjes së Kosovës, Iraku do t’i kontribuonte paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

“Njohja nga Iraku do të ishte edhe një mirënjohje për dhjetëra mijëra viktima të luftës në Kosovë, që sakrifikuan për lirinë dhe shtetin e Kosovës”, ka shtuar Hoxhaj. /Telegrafi/