Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Evner Hoxhaj gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, ka theksuar se njohja universale e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës mbetet prioritet i politikës së jashtme të Kosovës.
Derisa ka theksuar se MPJ po bën përpjekje të mëdha për shtimin e numrit të njohjeve ministri Hoxhaj ka thënë se “deri në fund të vitit Kosova do të marrë edhe tri njohje të reja, dhe një vend tashmë e ka marrë vendimin, dhe është çështje javësh kur ata do të bëjnë shpalljen”.
Ministri Hoxhaj është shprehur ndër të tjera se Kosova do të vazhdoj lobimin për njohje individuale dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale me vendet që kanë njohur shtetësinë e Kosovës./Telegrafi/