Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se nga mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, përfiton vetëm Rusia dhe Serbia.
Përmes një statusi në platformën X, Hoxhaj është shprehur bota demokratike sot përballet me një provë kritike për premtimin e dhënë në vitin 2008 “integrimin e Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare, si dhe Kosova përballet me përkushtimin që ka dhënë – për një shoqëri multietnike”.
“Sot, në Këshill të Evropës, bota demokratike përballet me një provë kritike për premtimin e dhënë në vitin 2008 – integrimin e Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare dhe si për Kosovën përkushtimin që ka dhënë – për një shoqëri multietnike.
Nga mospranimi i Kosovës do të përfitonte vetëm Rusinë dhe Serbinë!”, ka shkruar Hoxhaj në X.
Today, at the @coe, the democratic world faces a critical test on the promise given in 2008 – to integrate Kosovo into the international society & as for Kosovo the commitment that has given – for a multi-ethnic society. Failure to admit Kosovo would only benefit Russia & Serbia!
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) May 17, 2024