Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Nëntë vjet më parë, GJND njohu legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëntë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë njohu legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se vendimi i GJND-së, ka konfirmuar të drejtën e shtetndërtimit si dhe sovranitetin e integritetin e shtetit tonë, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se nëntë vjet më pas, Kosova ka vendosur para saj rrugën drejt integrimit euroatlantik bashkë me institucionet e saj.

Në fund të shkrimit, ai ka thënë se duhet të jemi krenarë për rrugën e bërë deri sot, duke shtuar se duhet të ketë edhe vëmendje për sfidat që janë përpara.

Sot janë bërë nëntë vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte dhënë vendim se pavarësia e Kosovës është legjitime dhe se nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version