Site icon Telegrafi

Hoxhaj nënshkruan Deklaratën e mirësjelljes për zgjedhjet e 11 qershorit

Përfaqësuesi i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Enver Hoxhaj ka nënshkruar deklaratën e mirësjelljes për zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se shprehën vullnetin dhe përkushtimin që këto zgjedhje të arrijnë edhe një standard të lartë demokratik .

“Si përfaqësues i Koalicionit PDK-AAK-Nisma, sot nënshkrova deklaratën e mirësjelljes për zgjedhjet e 11 qershorit me të gjitha partitë politike që garojnë. Njëzëri shprehëm vullnetin dhe përkushtimin tonë që këto zgjedhje duhet të arrijnë edhe një standard të lartë demokratik të organizimit dhe mbarëvajtjes”, ka shkruar Hoxhaj.

Exit mobile version