Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se në Washington nuk është negociuar asgjë.
Hoxhaj ka thënë se marrëveshja është më shumë meritë e amerikanëve se e Qeverisë tonë.
Deputeti ka pyetur se sa ka qenë e përgatitur, vendosur, vetëdijshme qeveria dhe delegacioni për atë që ndodhi në Washington
“Nëse mendoni se kryeministri Hoti ka negociuar diçka në Washington, e keni gabim. Unë ftoj kryeministrin që ta na tregoj se cili është drafti i parë, dytë, tretë i marrëveshjes nëse e kanë negociuar…Kjo marrëveshje që është është më shumë meritë e amerikanëve sesa e Qeverisë tonë”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj ka shtuar se rikthimi i fuqishëm i SHBA me një përpjekje që ta përmbyll dialogun Kosovë-Serbi është zhvillim pozitivë.
Ai ka thënë se roli i SHBA i dihet dhe ata si partnerë serioz i Kosovës e kanë bërë punën e tyre.
Hoxhaj ka thënë se edhe për njohjen e Kosovës nga Izraeli nuk ka ende asnjë vendim.
“I kam dëgjuar lajmet për njohjen e Izraelit, por është vetëm laj. Njohja është akt politik dhe formal, asnjë vendim deri më tash në Jerusalem nuk është marrë as nga Qeveria as nga Ministria e punëve të Jashtme. Andaj ju lutem mos i thoni kësaj njohje por zotim për njohje”, tha Hoxhaj. /Telegrafi/