Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë një takimi me studentët e Universitetit të Prizrenit, ka thënë se qeverisja e PDK-së do të hapë drejtime të reja për kuadri profesionale
Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se PDK do ta ketë prioritet edhe hapjen e drejtimeve të reja, të mjekësisë dhe teknike, me qëllim të nxjerrjes së kuadrove të kualifikuara për tregun e punës nga Universiteti i Prizrenit.
Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:
Vazhdova mbarë pasditën me një takim me studentët e Universitetit të Prizrenit. Kosova ka rini të mrekullueshme, të cilës duhet t’i jepet më shumë hapësirë për të marrë përgjegjësi dhe më shumë rol në zhvillimin e vendit. Mbi të gjitha, gjatë qeverisjes së ardhshme, PDK do ta ketë prioritet edhe hapjen e drejtimeve të reja, të mjekësisë dhe teknike, me qëllim të nxjerrjes së kuadrove të kualifikuara për tregun e punës nga Universiteti i Prizrenit.
Voto #EnverHoxhaj me numrin #4, voto #PDK me numrin #112