Site icon Telegrafi

Hoxhaj në seancën e Kongresit amerikan flet për zhvillimet në Kosovë dhe rajon

Në ditën e dytë të qëndrimit në Washingron, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar me realizimin e shumë takimeve në dhomën e përfaqësuesve dhe me senatorë të kongresit amerikan, nga partia Republikane dhe Demokrate.

Gjatë këtyre takimeve, Hoxhaj u ka folur për progresin e Kosovës në konsolidimin e brendshëm, në forcimi e subjektivitetit ndërkombëtar, njohjet e Kosovës, si dhe sfidat që e presin në vijim.

Në prag të kompletimit të 10 vjetorit të shtetësisë, Hoxhaj ka diskutuar me ligjvënësit amerikanë për raportet e shkëlqyera të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u kërkuar që të vazhdojnë mbështetjen edhe më të madhe në këtë drejtim, tani kur Kosova dhe rajoni përballen me rreziqet nga ndikimi rus.

Po ashtu, Hoxhaj ka marrë pjesë në një seancë të Kongresit amerikan ku i ka informuar kongresistët dhe një audiencë shumë më të gjerë për zhvillimet politike në Kosovë, pas vizitës së këtyre kongresistëve në Kosovë.

Hoxhaj sot do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të koalicionit anti-ISIS, me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson. /Telegrafi/

Exit mobile version