Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin.
Pas takimit, Hoxhaj ka thënë se me Arifin kanë biseduar për çështjen e Luginës së Preshevës dhe sfidat me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë atje.
Hoxhaj në shkrimin e bërë në Facebook, ka thënë se Qeveria e re e udhëhequr nga PDK do të luftojë me të gjitha rrugët diplomatike fushatat e egra të Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përfshirë atë të fshirjes së adresave, transmeton Telegrafi.
Ai ka shtuar se PDK do të angazhohet edhe për lehtësimin e procedurave të pajisjes me pasaporta të Kosovës për shqiptarët e Luginës për ta kultivuar një lidhje edhe më të fortë me Kosovën./Telegrafi/