Telegrafi

Hoxhaj në Prizren: PDK e ka prioritet shtrirjen e mësimit gjithëditor në gjithë Kosovën

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë një takimi që ka pasur në Prizren me mësimdhënës, ka thënë se qeverisja e ardhshme e PDK-së do ta ketë prioritet shtrirjen e mësimit gjithëditor në gjithë shkollat e Kosovës.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se PDK gjithmonë e ka pasur prioritet ngritjen e cilësisë së arsimit, dhe kjo, sipas Hoxhajt do të vazhdojë edhe në qeverisjen e ardhshme të PDK-së.

“Takim madhështor me mësimdhënës të Prizrenit ku pata kënaqësinë të bisedoja me ta për zhvillimin e mëtejmë të sistemit arsimor në Kosovë. Theksova se qeverisja e ardhshme e PDK-së do ta ketë prioritet shtrirjen e mësimit gjithëditor në gjithë Kosovën, me qëllim të rritjes së cilësisë në arsim. PDK gjithmonë e ka pasur prioritet ngritjen e cilësisë së arsimit dhe kjo do të vazhdojë edhe me qeverisjen e kryeministrit Kadri Veseli. Voto #EnverHoxhaj me numrin #4, voto #PDK me numrin #112”, ka shkruar ai./Telegrafi/