Site icon Telegrafi

Hoxhaj në Paris, takohet me homologun francez

 

Sot ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj do të jetë në një vizitë zyrtare në Francë, ku do të takohet me ministrin francez të Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit ndërkombëtarë, Jean Marc Ayraut.

Kështu bëri të ditur ambasada franceze në Kosovë.

“Sot, ministri francez i Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit ndërkombëtar, Jean-Marc Ayrault, zhvillon një takim në Paris me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj”, thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, ditë më parë në një konferencë për media, ministri i Jashtëm i Kosovës pati bërë të ditur se ka kërkuar takim urgjent me ministrin e Jashtëm të Francës pas arrestimit të Ramush Haradinajt. /Telegrafi/

 

Exit mobile version