Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit të tij në Mitrovicë, bashkë me Bedri Hamzën kanë vizituar familjen e kryetarit Kadri Veseli.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se para takimit me strukturat e PDK-së në Mitrovicë, ka pirë çaj në familjen e Veselit.
“Mungesa e tij në shtëpi gjithmonë është lidhur me aktivitetin e tij patriotik, para, gjatë dhe pas luftës. E kur ka qenë në shtëpi, me të njëjtën dashuri e përkushtim si për atdheun, është përkujdesur edhe për familjen e tij”.
“Prandaj, sot, të gjithë së bashku e nga çdo anë, shpresojmë ta shohim drejtësinë sa më parë, që Kadriu, së bashku me Hashimin dhe bashkëluftëtarët e tjerë, t’iu kthehen familjeve të tyre, të na kthehen neve dhe mbarë Kosovës”, ka shkruar ai. /Telegrafi/