Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron për vizitë zyrtare në Londër, ku ka takuar personalitete të njohura nga skena politike.
Hoxhaj është takuar me ministrin për Evropë dhe Amerikë në Qeverinë britanike, Alan Duncan, deputetë të parlamentit britanik, si dhe ka marrë pjesë në konferencën përgatitore për samitin e Londrës për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga House of Lords.
Zv.kryeministri Hoxhaj dhe ministri Duncan kanë diskutuar për Samitin e Londrës në Kuadër të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet më 09 dhe 10 korrik, ndikimin dhe pritjet për Ballkanin Perëndimor pas këtij samiti.
Hoxhaj theksoi rëndësinë e pranisë së Britanisë së Madhe në Kosovë dhe në rajon, ku u shpreh se marrëdhëniet Kosovë – Britani janë të shkëlqyera dhe se ka pasur diskutime për bashkëpunim më të gjerë në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.
Në konferencën për Ballkanin Perëndimor, Hoxhaj theksoi se shqetësime për sigurinë e Ballkanit janë çështjet e hapura mes shteteve, por edhe kërcënimet e jashtme siç bie fjala ndikimi i Rusisë, e cila punon vazhdimisht për destabilizimin e rajonit. Një shembull konkret, Hoxhaj tha se është qendra e inteligjencës ruse në Nish të Serbisë.
“Për të siguruar paqe dhe stabilitet në Ballkan, të gjitha vendet duhet të përkushtohen në rrugën drejt BE-së, e në veçanti Serbia. Ballkani Perëndimor duhet ta kapitalizojë momentumin pozitiv pas marrëveshjes Athinë – Shkup, derisa Kosova e Serbia po hyjnë në fazën finale të dialogut që duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”, deklaroi Hoxhaj.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, sot ka takuar edhe kryediplomatin britanik Boris Johnson, me ç’rast Hoxhaj theksoi se Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen nga Mbretëria e Bashkuar për qeverinë dhe popullin tonë. /Telegrafi/
Excellent meeting with Minister of State at the Foreign & Commonwealth Office @AlanDuncanMP, as we discussed the upcoming #LondonSummit, #Kosovo–#UK great bilateral relations, and the recent developments in Western Balkans. Grateful to have #UK as a friend and supporter ???? pic.twitter.com/aSuu9FaHcd
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) June 28, 2018
To assure peace and stability in Balkans, all countries must commit to EU,especially Serbia. WB should capitalize on positive momentum, as Athens & Skopje agreed on the name issue, while #Kosovo–#Serbia dialogue enters the final phase, which should end with mutual recognition 3/3 pic.twitter.com/WSH1T9ihmu
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) June 28, 2018
Great to see and speak to my friend @BorisJohnson today in London. #Kosovo will always be thankful for the support by #UK to our Government and our people ???? pic.twitter.com/UXeU0Nukmh
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) June 28, 2018