Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Në këto zgjedhje PDK do të hyjë vetë dhe posti i kryeministrit është i panegociueshëm

Zëvendëskryeministri në dorëheqje, njëherësh nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë posti i kryeministrit është i panegociushëm.

Hoxhaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se në këto zgjedhje ne do të hyjnë vetë.

Ndërsa lidhur me koalicionet pas-zgjedhore, Hoxhaj ka thënë se ato parti që nuk do kenë kurajën që të bëhen pjesë e pikave programore të PDK-së, nuk do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme që sipas tij kjo parti do ta udhëheq.

“PDK është forca që gëzon besimin më të madh tek qytetarët dhe këtë do ta dëshmojmë edhe në këto zgjedhje. Ne e kemi provuar tashmë çfarë ka ndodhur kur postin e Kryeministrit ua kemi lënë partnerëve të koalicionit. Prandaj nuk do të bëjmë kompromise të asnjë lloji kur kërkojmë votëbesimin e qytetarit. Në këto zgjedhje ne do të hyjmë vetë dhe posti i kryeministrit është i panegociueshëm. Sa i përket koalicioneve paszgjedhore, ato parti që nuk do kenë kurajën që të bëhen pjesë e pikave tona programore, nuk do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme që ne do ta udhëheqim. Qytetari në zgjedhje tregon se kush ka vullnet dhe forcë t’ju prijë proceseve”, ka shkruar në Facebook ai./Telegrafi/

Exit mobile version