Me shpalljen e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, edhe subjektet politike kanë filluar takimet me elektoratin e tyre.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj ka vazhduar takimet në terren me strukturat e kësaj partie në Kaçanik.
Hoxhaj me këtë rast ka vlerësuar lartë punën e kryetarit Besim Ilazi i cili vjen nga radhët e kësaj partie.
Postimi i plotë
Entuziazmi i strukturave të PDK-së në Kaçanikun historik për ndryshime të mëdha, gjithmonë është në nivelin më të lartë. Edhe sonte, ku së bashku me deputetët e PDK-së në legjislaturën e fundit, vizituam Degën tonë në këtë komunë, vullneti për të qenë pjesë aktive e vizionit të PDK-së ishte shumë i qartë. Padyshim, kjo edhe si rrjedhojë e punës së mirë që ka bërë kryetari Besim Ilazi në udhëheqjen e kësaj komune. Si kryeministër i Kosovës, unë do të jem aleati më i madh i kryetarit Ilazi dhe kaçanikasve në zhvillimin e komunës së tyre.