Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit në Washington D.C. ka takuar drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore, Susan Falatko.
Në këtë takim u diskutua për dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëveshjen finale e cila duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.
“Diskutim i mirë me drejtoreshën për Çështje të Evropës Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Susan Falatko, në lidhje me zhvillimet në Kosovë dhe rajon, si dhe arritjen e marrëveshjes ligjërisht obliguese për normalizim të plotë dhe njohje të ndërsjellët”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter. /Telegrafi/
Good conversation with Director for South Central European Affairs @StateDept, Susan Falatko on developments in #Kosovo, the Balkans, and reaching of a legally binding agreement with #Serbia for normalization and mutual recognition 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/mGKnTBFSMV
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) June 4, 2019