Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me thirrjet e liderit serb të Bosnjës, Milorad Dodik për ndryshim të kufijve në Ballkan.
Përmes një reagimi në Twitter, Hoxhaj tha se kur Beogradi flet për ndarje në Ballkan, ata në fakt e kanë në mendje ndarjen e Bosnjës, duke shtuar se deklaratat e Milorad Dodik janë dëshmi për këtë.
“Kur Beogradi përmend ndarjen e territoreve në Ballkan, në fakt mendjen e kanë tek ndarja e Bosnjës. Rikonfirmim për këtë është edhe kjo deklaratë e Milorad Dodik. Çfarëdo ndryshimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor hap kutinë e pandorës dhe krijon efekt domino në gjithë rajonin”, ka shkruar Hoxhaj në postimin në Twitter.
When Belgrade speaks of territorial partition in Balkans, they actually have Bosnia’s partition in mind. This is reconfirmed by Milorad Dodik. Any border changes in WB opens the Pandora box and will have a domino effect across the region https://t.co/0HyW00rNWk
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) March 18, 2018
Kryetari i Republikës Serbe në Bosnjë, Millorad Dodik, ka rikthyer ambiciet serbe për ndryshim të kufijve në Ballkan.
Lideri i serbëve të Bosnjës ka sugjeruar që “pjesa serbe e Bosnjës dhe pjesa e Kosovës e dominuar nga serbët duhet t’i bashkohen Serbisë“, duke sfiduar qëndrimin e sponsorizuesve ndërkombëtarë të paqes kundër çdo ndryshimi të kufijve. /Telegrafi/