Site icon Telegrafi

Hoxhaj mirëpret mbështetjen e CEB për blerjen e vaksinave antiCovid për Kosovën

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kredia e Bankës Zhvillimore të Evropës, për të mbështetur Kosovën për vaksinat anti-Covid 19 është një lajm i rëndësishëm për qytetarët.

Në rrjetin social Twitter, ka thënë se pandemia ka treguar se sa të rëndësishme janë institucionet shumëpalëshe për shtetet e vogla.

Lexo po ashtu ​Banka Zhvillimore e KE-së do të financojë blerjen e vaksinave COVID-19 për Kosovën

“Pandemia ka treguar se sa të rëndësishme janë institucionet shumëpalëshe për shtetet e vogla. Kredia @COEbanknews për të mbështetur Kosovën për të blerë vaksinat #COVID19 është një lajm i rëndësishëm për qytetarët. #Kosova mund të përfitojë më shumë nga IO & kjo është arsyeja pse duhet të bashkohet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë së shpejti.”, ka thënë Hoxhaj.

Kredia e CEB do të mbulojë gjithashtu koston e materialeve shpenzuese që lidhen me shpërndarjen e vaksinave dhe pajisjeve mjekësore.

Exit mobile version