Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë.
Hoxhaj, përmes një shkrimi i rrjetin social Twitter, ka thënë se e mirëpret deklaratën e Sekretarit Pompeo lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
“E mirëpres deklaratën e Sekretarit Pompeo për dialogun Kosovë-Serbi. Marrëveshja për normalizimin përfundimtar duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë si mjeti i vetëm për të dy vendet për të prosperuar dhe përshpejtuar rrugën e tyre të integrimit BE.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter./Telegrafi/
Welcome the statement by @SecPompeo on #Kosovo – #Serbia dialogue. Final normalization agreement must be centered on mutual recognition as the only means for both countries to prosper and accelerate their #EU integration path.
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) August 21, 2019