Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Mirënjohës Gjermanisë dhe CDU-së për mbështetje ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me lindoren e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, të cilës i ka thënë se shqiptarët aq sa i janë mirënjohës Gjermanisë, po aq i janë CDU-së për mbështetjen ndaj Kosovës.

Hoxhaj, përmes një postimi në facebook, ka thënë se “i ftuar nga euro-deputeti gjerman Michael Gahler po marr pjesë në fushatën CDU-së për zgjedhjet parlamentare të BE-së”.

“Në takimin me shefen e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, theksova se shqiptarët aq sa i janë mirënjohës Gjermanisë po aq i janë CDU-së për mbështetjen ndaj Kosovës”, tha Hoxhaj.

‘Mbi gjysmë milioni shqiptarë që jetojnë në Gjermani, të të gjitha profesioneve dhe moshave, kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm në ekonominë dhe shoqërinë gjermane. Prandaj, fuqizmi i CDU-së në zgjedhjet për Parlamentin Evropian është në interes të Kosovës dhe Gjermanisë, e mbi të gjitha i një BE-je më të fortë dhe më stabile.

Shefja e CDU-së shprehu mirënjohjen për mbështetjen ndaj CDU-së në këto zgjedhje, në vecanti ndaj kandidatit Michael Gahler”, tha Hoxhaj. /Telegrafi/

Exit mobile version