Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Marrëveshja Shkup-Athinë është pozitive për gjithë rajonin

Zv.kryeministri në Qeverinë e Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se ndikimi i Rusisë paraqet kërcënim për sigurinë e Ballkanit, ndërsa marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit e ka vlerësuar si të dobishme për gjithë rajonin.

Këto qëndrime Hoxhaj i ka shprehur gjatë kohës së vizitës zyrtare në Londër, ku është takuar me ministrin britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Duncan dhe përfaqësues të Parlamentit të Britanisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

““Për të siguruar paqe dhe stabilitet në Ballkan, të gjitha vendet duhet të përkushtohen në rrugën drejt BE-së, e në veçanti Serbia. Ballkani Perëndimor duhet ta kapitalizojë momentin pozitiv pas marrëveshjes Athinë – Shkup, derisa Kosova e Serbia po hyjnë në fazën finale të dialogut që duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”, ka thënë Hoxhaj.

Në konferencën për Ballkanin Perëndimor, Hoxhaj theksoi se shqetësime për sigurinë e Ballkanit janë çështjet e hapura mes shteteve, por edhe kërcënimet e jashtme siç bie fjala ndikimi i Rusisë, e cila punon vazhdimisht për destabilizimin e rajonit./Telegrafi/

Exit mobile version