Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Marrëveshja Kosovë-Serbi zbatohet pasi të kalojë në Këshillin e Sigurimit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund ta arrihet vetëm pasi të kalojë përmes Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në emisionin Rubikon në klanks ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë vazhdimisht që në të ardhmen të ketë një koordinim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth çështjes së Kosovës.

“Marrëveshja Kosovës-Serbi mund të zbatohet vetëm kur të kalojë në Këshillin e Sigurimit – aty janë Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe  Kina – kjo është politikë e fuqisë”.

“Orientimi ynë drejt SHBA-së ka të bëje edhe më këtë. Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund ta zbatohet nëse deputetët e Kosovës ose të Serbisë e çojnë dorën, por nëse e anëtarët e Këshillit i Sigurimit në OKB i thonë PO një marrëveshje të tillë”.

“Kjo është arsyeja pse ne kemi kërkuar vazhdimisht dhe duhet të kërkohet edhe në të ardhmen që të ketë koordinim BE-SHBA”.

“Dhe se dyti, nëse ata mund të bëjnë kompromise të tjera me të tjerët në Këshill të Sigurimit dhe neve na bie mirë – kjo është në rregull”.

Hoxhaj ka shtuar se është e vërtetë që Thaçi si President ka pasur qëndrime për korrigjimin të kufijve. Sipas tij, ai i ka thënë publikisht në Prishtinë dhe konferenca të tjera.

“Por çfarë tha Bolton në atë intervistën e tij të famshme: ai tha që ka pasur një iniciativë, por jo plan, harta dhe jo marrëveshje”.

“Iniciativa për qëndrime publike ka qenë e Thaçit. Ndërsa produkti final në formë marrëveshjeje apo harte ka qenë rrëfim i njerëzve në Prishtinë, Tiranë dhe kudo tjetër të cilët kanë supozuar se diçka e tillë po ndodh”.

Exit mobile version