Kryesuesit e ekipit negociator të dialogut me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, nesër do të takohen me këshilltarët e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Kjo është konfirmuar nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ai thënë për Klan Kosova se dy bashkëdrejtuesit e këtij ekipi, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, nuk do të takohen nesër me Shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federic a Mogherini.
“Takimi i nesërm ka karakter koordinues”, ka thënë Hoxhaj përmes telefonit.
“Limaj dhe Ahmeti nesër do të takohen me këshilltarët e Mogherinit dhe temat për të cilat do të bisedohet nuk dihen, nuk i dinë as pala serbe”, ka shtuar Hoxhaj.
Ky do të jetë takimi i dytë i ekipit negociator në Bruksel, pas atij fillestar në fillimin e muajit janar.