Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, i është kundërpërgjigjur Rusisë, pasi ajo ka thënë se Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit (PCA) në Hagë ka lejuar Kosovën që të anëtarësohet, duke injoruar argumentet e atyre vendeve që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës.
“Një kundërpërgjigje Rusisë: Anëtarësimi i Kosovës në PCA ka qenë ligjërisht dhe proceduralisht korrekt”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
“Anëtarësimi ynë në organizata ndërkombëtare është i pandalshëm”, thuhet më tej në cicërimën e kryediplomatit kosovar, në reagim ndaj deklaratave të Ministrisë së Jashtme të Rusisë.