Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të mbrëmshme të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili tha se nuk ka shanse që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Hoxhaj deklaroi se diskursi politik destruktiv nga ana e liderëve të Serbisë në rënd të parë, e vë në rrezik dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, mes Kosovës dhe Serbisë.
Zëvendëskryeministri tha se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk mund të normalizohen pa anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, ashtu siç edhe pajtimi mes popujve është i pamundur pa njohjen e ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë.
“Diskursi destruktiv i liderëve të Serbisë, dëmton dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Marrëdhëniet mes dy shteteve nuk mund të normalizohen pa anëtarësimin tonë në OKB, ashtu siç nuk mund të ndodh pajtimi mes popujve pa njohjen e ndërsjellët”, ka shkruar Hoxhaj.
Continuous vicious political discourse from #Serbian leaders put at risk #Brussels dialogue. Relations can't be normalized without membership in UN as reconciliation is not possible between people without mutual recognitions b/w #Kosovo and #Serbia https://t.co/ucfi1TvoKE
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) February 4, 2018
Këto komente Hoxhaj i bëri në llogarinë e tij në Twitter, pasi kryediplomati serb, Ivica Daçiq tha se është turp t’i kërkohet Serbisë ta njohë Kosovën dhe se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur.