Telegrafi

Hoxhaj, Kuçi e Koci, të propozuarit e PDK-së për kabinetin Mustafa

Kryeministrit Isa Mustafa i kanë shkuar në tavolinë edhe zyrtarisht propozimet e Partisë Demokratike për plotësimin e pozitave të lëna bosh nga Hashim Thaçi, i cili është zgjedhur president.

Ministër i Punëve të Jashtme, ashtu siç është paralajmëruar më herët, është propozuar të jetë Enver Hoxhaj, i cili e ka udhëhequr këtë dikaster edhe gjatë mandatit të kaluar. Ndërkaq ministri i deritashëm i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, do ta lërë këtë pozitë dhe do të kalojë në atë të zëvendëskryeministrit, shkruan sot Koha Ditore.

Kurse ministër i Drejtësisë është propozuar të jetë Gani Koci. Koci ka konfirmuar se partia e tij tashmë i ka dërguar emrat dhe se vetëm pritet formalizmi i tyre nga ana e kryeministrit Mustafa.