Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka reaguar përmes një shkrimi në lidhje me politikën e jashtme të Kosovës nën qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.
Hoxhaj, ka shkruar se gjatë mandatit gati katërvjeçar, nuk është siguruar asnjë njohje.
“Çfarëdo që nuk arrihet gjatë tronditjes nga disfata, është gjithnjë e më e vështirë të arrihet më vonë! Disfata e politikës së jashtme të Kosovës është e matshme sepse për katër vite të një mandati të plotë nuk ka siguruar asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim të vetëm!”, ka shkruar ai.
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tutje ka kritikuar ministren Gërvalla, duke u shprehur opinioni publik nuk e di se ku është dhe çfarë bënë ministrja e jashtme e Kosovës.
“Sot po e shoh ministrin e jashtëm serb në vizitë në Tonga, shtet që e ka njohur Kosovën gjatë mandatit tim, por, çka më brengos është që ai gjatë tërë verës e deri më sot, ka vizituar shumë shtete që e kanë njohur Kosovën nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine dhe fatkeqësisht, do shihen efektet e vizitës së tij! Opinioni publik nuk e di se ku është dhe çfarë bënë Ministrja e Jashtme e Kosovës?”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/