Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kritikuar takimin që Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti e kanë bërë në Bruksel.
Hoxhaj, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se delegacioni shtetërorë duhet ta ruaj nivelin dhe të bëjë takime vetëm me zonjën Mogherini.
“Ulja e nivelit dhe paraqitja para ndërmjetësit është veprim jo i duhur….Ha dajak nga dikush që nuk është kurrfarë rangu, se po të ishte Mogherini…Këtë do ua them edhe kolegëve të mi në takim. Nuk jam për të ulur rangun e takimeve”, ka thënë Hoxhaj.
Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se gjatë detyrës së tij në krye të diplomacisë asnjëherë nuk ka pranuar të ulë nivelin e përfaqësimit.
“Më kanë lutur grekët, por nuk kam pranuar të hap zyrë ndërlidhëse. U kam thënë nëse e njihni Kosovën, hapim ambasadë”, tha ndër të tjera Enver Hoxhaj./Telegrafi/