Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Kosova i qëndron pranë Kroacisë në këtë ditë të rëndë

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se po i përcjell me shqetësim lajmet për tërmetin në Kroaci.

Hoxhaj në një postim në Twitter ka thënë se Kosova i qëndron pranë Kroacisë në këtë ditë të vështirë, duke uruar që kjo tragjedi të kalojë sa më shpejtë.

“Me shqetësim të thellë po përcjell lajmet për tërmetin në Zagreb. Kosova i qëndron pranë Kroacisë në këtë ditë të vështirë. Qoftë e kaluar kjo tragjedi”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Ndryshe, në orët e mëngjesit të ditës së hënë, në Kroaci kanë ndodhur tri tërmete me fuqi relativisht të lartë. Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, edhe Zagrebi gjithashtu u trondit nga dridhjet e tokës, megjithëse epiqendra ishte afër Petrinja.

Sipas vlerësimeve fillestare të autoriteteve, tërmeti kishte një magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter. /Telegrafi/

Exit mobile version