Telegrafi

Hoxhaj: Kosova qëndron pranë Britanisë në këto momente të rënda

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se është tronditur nga sulmi në Manchester.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova qëndron pranë Britanisë në këto momente të rënda.

“I tronditur nga sulmi natën vonë në Manchester. Bashkëndjej me familjet që humbën më të dashurit e tyre. Shërim sa më të shpejt të plagosurve. Kosova qëndron pranë Britanisë në këto momente të rënda”, shkruan Hoxhaj në Facebook.

Derisa autoritetet e këtij vendi po vazhdojnë me identifikimin e viktimave dhe nisur nga situata e krijuar, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, respektivisht Ambasada në Londër ka vënë në dispozicion numrin emergjent +447961064763, për t’i ardhur në ndihmë të gjithë shtetasve të Kosovës që jetojnë aty apo që mund të jenë prekur nga kjo ngjarje e rëndë.

Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet Ambasadës së saj në Mbretërinë e Bashkuar do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare të shtetit dhe do të  përcjellë me vëmendje të veçantë situatën e krijuar, në mënyrë që të sigurojë informatat më të reja në lidhje me këtë ngjarje dhe nëse janë prekur shtetasit e Kosovës. /Telegrafi/